GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për zbutjen e masës së sigurisë

Shqipëria

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për zbutjen e masës së sigurisë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:00
Jaeld Çela

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për lirimin nga paraburgimi.

Pak ditë më parë, përmes kësaj kërkese, ai ka pretenduar se ka kaluar afati një vjeçar i paraburgimit. Sipas ligjit, Çela pretendon se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Çela gjithashtu kërkoi dhe zbutje të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.Dosja penale në ngarkim të Jaeld Çelës ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se ai është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat