Asnjë prej rasteve me Delta nuk janë të shtruar në spital

Shqipëria

Asnjë prej rasteve me Delta nuk janë të shtruar në spital

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:01
Eugena Tomini

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se asnjë prej rasteve të konfirmuar me variantin Delta në Shqipëri nuk janë të shtruar në spitalin Infektiv.

Tomini theksoi se transmetueshmëria e lartë e këtij variant ka bërë që strukturat të jenë në alert, duke theksuar se rastet aktuale kanë klinikë të lehtë.

“Kemi 21 mostra me variantin Delta. 6 prej tyre janë të vaksinuar me vaksina të ndryshme. Nuk ndryshon asnjë masë tjetër. Kemi një situatë e cila është duke o monitoruar.

Edhe pse kishim sinjale dhe të dhëna mbi histori udhëtimi, mostrat u dërgua në Berlin. Kishim indicie dhe dyshime. Jemi brenda të njëjtës klasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat