Varianti ‘Delta’ pritet të arrijë pikun në mes të muajit gusht

Shqipëria

Varianti ‘Delta’ pritet të arrijë pikun në mes të muajit gusht

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Ashtu si vendet e Europës dhe rajonit, edhe në Shqipëri pritet që varianti ‘Delta’ të jetë dominant, duke arritur kulmin e tij muajin e ardhshëm. Zv.ministrja e Shëndetëisë Eugena Tomini, në një intervsitë për Tv Klan, tha se institucionet janë në alert të shtuar, por situata paraqitet e kontrolluar dhe nuk ka vend për panik.

“Aktualisht me konfirmimin e rasteve të Deltës në Shqipëri nuk bën përjashtim. Parashikimit dhe gjasat janë që në mes të gushtit të përcaktojë edhe variantin më dominant me transmetueshmëri shumë të lartë siç është Delta në mbarë botën dhe kjo transmetueshmëri nuk e përjashton edhe mundësinë e Shqipërisë ne parapërgatitje dhe të qenit në alert. Sigurisht që edhe për Shqipërinë është shqetësim, por në vlerat e alertit të të gjitha strukturave shëndetësore për të mos krijuar panic, por përgjegjshmëri”.

Në situatën kur mes të infektuarve me ‘Delta’ ka edhe qytetarë të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac, zv.ministrja e Shëndetsisë thotë se vaksinimi me të dyja dozat është i rëndësishëm për qytetarët, pasi shmang format e rënda të sëmundjes.

“Vaksinimi nuk të përjashton nga infektimi, por mbron nga format e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja”.

Deri tani varianti ‘Delta’ ka treguar se kalohet më lehtë.

“Është sëmundje respiratore me dhimbje fyti, koke dhe temperaturë, nuk ka shenjat e shijes dhe nuhatjes. Deri tani ka treguar që kalohet më lehtë, por do të shihet në vazhdimësi”.

Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar sërish mostra në Berlin për verifikimin e variantit ‘Delta’. Prej tri javësh, Shqipëria po regjistron rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat