Fusha e mbetjeve në Fier ishte nën flakë edhe gjatë natës

Shqipëria

Fusha e mbetjeve në Fier ishte nën flakë edhe gjatë natës

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier.

Situata  është mbajtur në monitorim gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve.

Makineritë e rënda kanë vijuar me mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit ndërsa një pjesë u fikën edhe nga zjarrfikësja.

Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë edhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Shkaqet e zjarrit që nisi prej orëve të pasdites së të martës, 27 korrik, nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat