Çfarë duhet të keni me vete? Pala greke publikon njoftimin e rëndësishëm për të gjithë udhëtarët shqiptarë

Shqipëria

Çfarë duhet të keni me vete? Pala greke publikon njoftimin e rëndësishëm për të gjithë udhëtarët shqiptarë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Në pikat kufitare për të gjithë emigrantët shqiptarë njoftohet nga pala greke se ka lehtësuar sërish masat.

Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë.

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat