Zjarri në Greqi, procedohet penalisht bletari nga Shqipëria

Shqipëria

Zjarri në Greqi, procedohet penalisht bletari nga Shqipëria

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:08
Greqi

Një bletar 64-vjeçar me origjinë shqiptare është proceduar penalisht nga policia greke si i dyshuar kryesor për zjarrin që dëmtoi shtëpi dhe një kodër të tërë, dje në Stamata, Rodopoli dhe Dionysos të Greqisë.

Hetuesit nga departamenti i zjarrvënies së Brigadës së Zjarrfikësve ngritën një çështje kundër bletarit për zjarrvënie.

Sipas informacionit nga Departamenti i Zjarrfikësve, i arrestuari do të dërgohet sot në prokurori me akuzën e zjarrvënies. Bletari shqiptar rezulton se ka koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamata, nga ku filloi edhe zjarri.

Image

Ndërkohë, katër personat që ishin shoqëruara në polici, si të dyshuar për zjarrvënie u lanë të lirë .

Autoritetet e Sigurisë e konsideruan skenarin e zjarrvënies si të qëllimshme  dhe kriminale që në fillim dhe për këtë ata vazhduan të hetuan katër personat, megjithatë autoritetet nuk përjashtuan mundësinë që,  zjarri të ishte ndezur nga një bletar që po përgatiste tym  për bletët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat