​“Mini-Shengeni”, nesër emri i ri i nismës, Rama: Kush do të kapet, prapë do të merret me emrin

Shqipëria

​“Mini-Shengeni”, nesër emri i ri i nismës, Rama: Kush do të kapet, prapë do të merret me emrin

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:08
Edi Rama

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev priti sot homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës e njohur deri më sot si mini-Shengeni, por që është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.

“Janë disa vendime, marrëveshje për t’u nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën. Shëngeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prapë me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”, tha Rama.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë mos pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Nuk kam koment për këtë”, është shprehur shkurt Rama për Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat