Zjarr masiv në Karaburun, angazhohen forcat zjarrfikëse

Shqipëria

Zjarr masiv në Karaburun, angazhohen forcat zjarrfikëse

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:25
Zjarr masiv në Karaburun

Zona e Karaburunit vijon të përfshihet prej dy ditësh nga një zjarr masiv, që po intereson sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që zjarri sinjalizohet edhe në zonën e Kaninës.

Temperaturat e larta, pakujdesia por edhe aksione të qëllimshme mund të jenë arsyet e kësaj gjendje të rëndë mjedisore, edhe pse nuk po mungon angazhimi i forcave zjarrfikëse.

Sipas burimeve, 8 forca të tilla janë të pranishme këto orë në Karaburun, duke luftuar kundër vatrave aktive.

Flakët shihen qartësisht edhe nga plazhet e populluara të Radhimës, duke shkaktuar jo pak shqetësim te turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat