Meta kujton 110-vjetorin e lindjes së Anthony Athanas

Shqipëria

Meta kujton 110-vjetorin e lindjes së Anthony Athanas

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 00:13
Ilir Meta

Përmes një statusi në facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 110-vjetorin e lindjes së Anthony Athanas, një nga personalitet më të shquar të komunitetit shqiptar në Amerike.

“Në 110-vjetorin e Tij të lindjes, nderojmë me respekt veprën dhe kujtimin e një prej personaliteteve më të shquara të komunitetit shqiptar në Amerikë, të paharruarin Anthony Athanas, veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, humanistin dhe filantropin e pakursyer, por mbi të gjitha një shqiptar i madh patriot, i ndershëm dhe punëtor, që gjithë veprimtarinë e Tij jetësore e lidhi ngushtë me kauzën shqiptare dhe forcimin e lidhjeve të sinqerta me SHBA.

Për dekada me radhë, “Pier 4” u kthye në adresën kryesore ku jo vetëm shqiptarët e emigruar në Amerikë gjenin mbështetje dhe përkrahje të përhershme, por dhe ku Presidentët dhe zyrtarët më të lartë amerikanë, falë vizionit dhe shkëlqimit të suksesit të Anthony Athanas, njihnin vlerat tona më të mira kombëtare.

Image

Kam patur fatin e madh ta njihja dhe ta takoja këtë shqiptar të madh, kujtimet e takimeve me të cilin i ruaj ende të freskëta me shumë nostalgji”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat