Masakër me armë në një fshat të Lushnjës. Një i vrarë e dy të plagosur

Shqipëria

Masakër me armë në një fshat të Lushnjës. Një i vrarë e dy të plagosur

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 07:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Masakër me armë në një fshat të Lushnjës. Bilanci paraprak, një i vrarë e dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Garunjë.

Viktima është Romeo Hasalla i cili është ekzekutuar me armë nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla

Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur e janë transportuar për në spital Amarild Hasalla 30 vjeç dhe Shaip Hasalla 65 vjeç.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në tokat bujqësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat