Përballja me Erion Veliajn, Lulzim Basha paraqitet në gjykatë

Shqipëria

Përballja me Erion Veliajn, Lulzim Basha paraqitet në gjykatë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 09:32
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

E ndërsa mes palëve nuk ka pasur pajtim, gazetari i “ABC”, Ermal Vija raporton se seanca është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes duke mos u tërhequr.

Në seancë Lulzim Basha ka deklaruar se “do të vij vetë në çdo seancë”.

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë Gjykatës së Posaçme, pas disa muajsh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të Posaçmes dhe të Tiranës.

Në padi, Basha konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se; kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat