Tentoi të rilidhte kabllot elektrike në banesë, bie në kontakt me rrymën dhe ndërron jetë 59-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të rilidhte kabllot elektrike në banesë, bie në kontakt me rrymën dhe ndërron jetë 59-vjeçari

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:29

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës. Paraditen e së enjtes, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, 59-vjeçari Y. B., teksa ka tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura në oborrin e banesës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat