Shehu: Nismë e rrezikshme, Rama po e afron Shqipërinë drejt Lindjes dhe larg BE

Shqipëria

Shehu: Nismë e rrezikshme, Rama po e afron Shqipërinë drejt Lindjes dhe larg BE

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:32
Tritan Shehu

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu, ka reaguar për Forumin Ekonomik Rajonal, që po mbahet në Shkup, e që pjesëmarrëse është dhe Shqipëria.

Ai thotë se ideja e “Minishengenit ballkanik”, e dërgon vendin drejt Lindjes dhe larg Perëndimit.

Sipas Shehut, kjo nismë nuk ndihmon bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, por largon Shqipërinë nga përshpejtimi i integrimit në BE.

Postimi i plotë:

Shqiperia ne udhekryq historik!

Rama i vendosur per cvendosjen tone drejt Lindjes!

Sot ne Shkup ai “Minishengen ballkanik”, qe nuk i beson me askush ne Rajon, BE, ShBA; eshte katandisur ashtu si filloi, vetem ne nje “trijo”, me Vucic “solist”.

Jane mbledhur te tre me nje mungese transparence absolute, duke deklaruar vetem ato qe tashme prej vitesh jane arritur ne bashkepunimin Rajonal, levizjen e njerrezve, mallrave etj, asgje tjeter nuk publikohet.

Ne fakt akoma nuk eshte bere transparente as “plarforma” e Novi Sadit, ku u la ne “hije” Kosova.

U korregjua kjo nga nderhyrja amerikane, por qe perseri tashme vazhdon, pikerisht se autori i kesaj nisme eshte Vucic e vetem ai.
Nje nisme e tille nuk ndihmon ne bashkepunimin midis vendeve te Ballkanit Perendimor, bashkepunim qe duhet mbeshtetur mbi parametrat e rekomandimet e BE.

Ne fakt kjo nisme ben te kunderten, kerkon te lere ne harrese inisiativat Europiane per Rajonin sic eshte CEFTA, ajo e Berlinit etj, qe jane ndertuar pikerisht per zhvillimin rajonal e pershpejtimin e integrimit tone.

Kjo nisme ndertohet si nje kundervenie ndaj BE, si nje “hakmerje” ndaj saj e Perendimit per refuzimin qe ata i bejne autokracive, e stimualuar nga forca, qe duan ta mbajne Rajonin tone larg Brukselit.

Serbia, inisiatorja e ketij projekti anti europian ka firmosur edhe Traktatin EuroAsian me Mosken.

Ky projekt ne te gjithe kompleksitetin e erresiren e tij eshte dhe nje instrument anti shqiptar, duke pasur ne themel aspiraten serbe te “Jugosllavise se Re”, te lidhur diku ne Lindje.

Fatmiresisht Kosova me recionalitein e saj po qendron jashte kesaj nisme te rrezikeshme.

Ndersa Shqiperine, Rama po e zhyt ne kaosin e drejtimit te saj historik, ne paqartesite tragjike te historise sone me negative, pa qene e afte keshtu te drejtoje fytyren vetem nga Europa e Perendimi.

Rama po e terheq zvarre ate drejt Lindjes..ai duhet ndalur menjehere, neser mund te jete shume vone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat