Dita më e nxehtë e vitit, temperaturat arrijnë 43 gradë në disa qytete

Shqipëria

Dita më e nxehtë e vitit, temperaturat arrijnë 43 gradë në disa qytete

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:09
Ilustrim

Kjo e enjte parashikohet të jetë dita më e nxehtë e vitit, sipas parashikimit të sinoptikanëve.

Pothuaj i gjithë vendi do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh, mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë duke variuar në zonat malore, nga 20°C në 35°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 42°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 43°C.

Qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastra priten të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 43 gradë.

I nxehti i tëpërt mund të shkaktojë një sërë reagimesh negative në organizëm duke nisur që nga djegiet e lëkurës, tek drobitja nga vapa, dehidratim dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Për të mbrojtur veten në temperatura të tilla ekstreme, mundohuni të merrni disa masa paraprake. Mjekët këshillojnë vazhdimisht konsumimin e lëngjeve, frutave dhe perimeve të freskëta, si edhe shmangien e lëvizjeve në orët e pikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat