Nisma “Ballkani i Hapur”/ Zaimi: Politikë e papjekur dhe fëminore, Rama është nxituar, duhet të konsultohej me Kosovën

Shqipëria

Nisma “Ballkani i Hapur”/ Zaimi: Politikë e papjekur dhe fëminore, Rama është nxituar, duhet të konsultohej me Kosovën

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:14
Arbër Zaimi

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, politologu Arbër zaimi, ka komentuar refuzimin e Kosovës për të qenë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

Ai është shprehur se veprimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili ka ftuar Kosovën që të jetë pjesë e këtij projekti është i pamençur, pasi sipas tij përpara se të merrte një iniciativë të tillë, kreu i qeverisë nuk diskutoi me Kosovën.

Sipas tij, politikanët në Kosovë, nuk janë dakord me këtë nisëm pasi është një nismë e papërshtatshme për vendin e tyre.

Më tej, Zaimi shprehet se është një projekt, i cili më shumë po ndërtohet  për t’i bërë shantazh vendeve të Evropës dhe BE, teksa shton se Rama është nxituar në këtë projekt.

"Edhe një dyqan të thjeshtë të vogël nëse e blen dikush, ose e merr me qira, fillimisht duhet të shoh se çi janë kushtet e atij dyqani, sa janë përmasat, ku është vendodhje e kështu me radhë. Lëre më një marrëveshje e cila, nj zonë të tregtisë së lirë, marrëveshje e cila ka të bëjë me një situatë përafrimi mes shteteve, të cilën sigurisht vendet dhe qeveritë kanë për detyrë që ta shohin mirë para se ta shkruajnë. Ky entuziasti euforik i Zotit Rama që po thotë hajde kërceni në këtë tren, bëhuni vagoni i fundit i këtij treni, e para duhet të shohësh se kush janë kushtet e këtij treni dhe ku është destinacioni i këtij treni.

Ky lloj entuziazmi euforik, mua më duket i dëmshëm dhe i pamençur i Ramës. Nëse ai vërtet mendon se ia do të mirën Shqipërisë dhe Kosovës, duhej që para se të fillonte iniciativa të tilla, të konsultohej gjatë dhe thellësisht me qeverinë e Kosovës.  Nuk është vetëm qeveria aktuale e Kosovës, pra vetëm Kurti, cili e ka kritikuar dhe është distancuar prej një nisme si Minishengeni, por secili politikan i rëndësishëm i partive të tjera, të mëdha në Kosovë, është kundër kësaj nisme. Ata e kanë bërë të qartë se Minishengeni është i papërshtatshëm për Kosovën. Pse Rama nxitohet në një projekt të tillë. Unë e shoh që ky projekt është në dëm të interesave kombëtare dhe mbi të gjitha e shoh se është një projekt me përkrahjen evropiane.

Është një projekt, i cili më shumë po ndërtohet  për t’i bërë shantazh vendeve të Evropës dhe BE, meqenëse qeveritë e Shqipërisë ndoshta dhe të Shqipërisë dhe Maqedonisë e shohin që mospranimi i fillimit të negociatave nga ana e BE, e shohin që mund të ndryshonte nëse këto vende bëjnë presion apo shantazh të një forme të tillë. Por më duket një politikë e papjekur, fëminore, e cila mund të çojë në rezultate të papritura, sidomos në aspektin e sigurisë por edhe të mirëqenies.

Rama është shquar në të shkuarën për shprehje sidomos sa i përket politikave ballkanike për shprehje qesharake ytë cilat historia i ka dëshmuar si të gabuara. Pra Rama ka mbrojtur politikanë të ndryshëm në Serbi, ka shërbyer për politikanë të ndryshëm, të cilët nuk janë dëshmuar pozitivë as për shërbimet demokratike e as për zhvillimet ekonomike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat