Sinoptikania bën parashikimin dhe tregon sa ditë do të vijojnë temperaturat e larta

Shqipëria

Sinoptikania bën parashikimin dhe tregon sa ditë do të vijojnë temperaturat e larta

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:34
Lajda Porja

Sinoptikania Lajda Porja është shprehurse sot temperaturat në qarkun e Elbasanit e Beratit kanë kapur kulmin me 43 gradë Celsius.

Ajo thotë se vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri do të vijojë edhe për disa ditë deri në fundjavë, teksa e shtuna pritet të jetë disi më e freskët.

Po ashtu Porja thekson se kjo verë është ndër më të nxehtat e 5 viteve të fundit teksa vë në dukje se ky korrik ka pasur temperatura shumë të larta.

Sinoptikania shton se në gusht nuk priten reshje shiu, përveç disa zonave të izoluara ku mund të ketë rebeshe, teksa temperaturat nuk do të jenë më të larta se 40 gradë Celsius. Pas datës 6 gusht thotë Porja, do të ketë një rënie temperaturash.

‘’Ditë shumë e nxehtë, ora shënon ora 5, jashtë është shumë nxehtë, duket sin ë mesditë dhe jo pasdite. Në fakt krahasuar sot ka pasur një rritje të lehtë. Temperaturat më të larta kanë arritur 43 gradë në Elbasan, Berat, Kuçova, Ura Vajgurore, janë shënuar më të larta. Diçka më freskët në Veri pasi po tërhiqet kjo valë.

Sot është ndier nxehtë dhe në zonat juglindore që i ka përfshirë. Parashikohet që valët e të nxehtit të tretë afrikan, deri më tani temperaturat më të larta do të vijojnë deri në fundjavë, edhe pse e shtuna do të sjellë një rënie me 2-3 gradë, pritet që e diela do të risjellë 1-2 gradë rritje.

Valët e të nxehtit afrikan do ti kemi edhe për disa ditë. Një ngjashmëri me 2016, 2017, nëse kujtojmë 2019, ky korrik ka patur 3 valë të nxehta afrikane. Historiku është shënuar në Gjirokastër 43.4 gradë. Është ndër verat më të nxehta të 5 viteve të fundit. Temperaturat më të larta ka pasur zona e ndërmjetme, pasi i nxehti pengohet nga vargmalet e Lindjes.

Në korrik zakonisht kemi pasur 1-2 valë. Korriku ka qenë më ditë shumë të nxehta.

Parashikohet që megjithëse ka një, deri në datat 6-7 gusht do të vijojë me temperature të larta mbi 35 gradë. Do të kemi freskim të ndjeshëm pas datës 6, por do të kemi valë të nxehta edhe në gusht. Korriku ka shënuar rekorde. Gushti do të ketë temperatura, por jo më të larta. Nuk do të ketë rreshje, nuk presim rreshje, por në zona të izoluara presim rrebeshe. Zonat jugore mund të ketë erë, kjo favorizon zjarrin duke mos e izoluar. Era do të jetë problematike sot gjatë natës dhe deri nesër në mesditë.’’- tha sinoptikania Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat