Mano zbulon mënyrën e vetme për të rrëzuar Ramën nga pushteti

Shqipëria

Mano zbulon mënyrën e vetme për të rrëzuar Ramën nga pushteti

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:22
Edi Rama

Andrea Mano, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së Korçës, por edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, është pyetur nëse PD do të mund të rrëzojë një ditë Ramën dhe të vijë në pushtet.

 Mano tha se Ramën e rrëzon vetëm populli dhe jo PD.

“Ramën mund ta rrëzojë vetëm populli, jo PD. Detyra e Partisë Demokratike është të shohë pikë së pari veten e vet, organizimin dhe mënyrën e përfaqësimit.

Duhet që të gjenden individë që përfaqësojnë më gjërë sesa një parti, përfaqësues të Shoqërisë Civile, grupe interesi.

Duhet të lindësh shpresën te njerëzit, të jesh më i besueshëm.

Gjithë këto pakënaqësi që për tetë vite qytetarët kanë ndaj Ramës, pse njerëzit shkojnë e votojnë sërish për të tretën herë?

Nuk mundet që gjithë këta njerëz të gabojnë, unë mendoj se nuk e gjejnë veten te opozita dhe le të themi që “zgjedhin të keqen më të vogël”.

PD duhet të përfaqësojë të gjitha shtresat e shoqërisë e kjo nuk bëhet duke betonizuar partinë, por duke pasur liri, përfaqësim për secilin dhe jo vendimmarje autokrate”, u shpreh Andrea Mano për Report Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat