Digjet në ecje makina në aksin Korçë-Pogradec

Shqipëria

Digjet në ecje makina në aksin Korçë-Pogradec

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pirg, ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ishte aksidentale.

“Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat