Vranë kushëririn për një copë toke/ Arrestohet një prej vëllezërve me nipin

Shqipëria

Vranë kushëririn për një copë toke/ Arrestohet një prej vëllezërve me nipin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:32
Romeo Hasalla

Policia ka vendosur dy persona në pranga për vrasjen e 30-vjeçarit mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një truall në fshatin Garunjas.

Romeo Hasalla u vra, ndërsa u plagos babai i tij Shuaip Hasalla, e dy vëllezërit e tjerë, Emiljano e Laert Hasalla.

Nga të shtënat ka gjetur vdekjen Romeo Hasalla, ndërsa kanë mbetur të plagosur, babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dy familjet janë kushërinj me njëri tjetrin dhe konfliktin për tokën e kanë pasur prej vitesh.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat