I vuri flakën gruas, shqiptari tregon debatin me të: E spërkata me benzinë dhe ...

Shqipëria

I vuri flakën gruas, shqiptari tregon debatin me të: E spërkata me benzinë dhe ...

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje. Policia bën me dije se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

E moshuara mori plagë të rënda nga djegia dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72-vjeçarit, i cili ka ndërmarrë veprimin ndaj gruas së tij në kushte tërësisht të pavetëdijshme. Mësohet se gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia pas 5 vitesh pa u kthyer dhe debati mes tyre nisi pak pas mbërritjes së saj, ku 72-vjeçari i ka kërkuar llogari për mungesën 5-vjeçare.

Në momentin kur i moshuari ka ndërmarrë aktin ekstrem ka qenë i alkoolizuar. Pasi ka pritur tre orë pas debatit, ai ka rrëmbyer një bidon me benzinë duke spërkatur të shoqen dhe njëhkohësisht ndezi çakmakun. Por në këtë moment ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten, gjë e cila ka bërë që të marrë flakë dhe ai. Policia është lajmëruar nga fqinjëte çiftit. Aktualish 72-vjeçari ndodhet i shtruar në spital bashkë me të shoqen.

"Isha nën efektin e alkoolit. U zumë pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. I kërkova llogari për mungesën e saj në 5 vitet e fundit. Kishte pesë vite që nuk vinte nga Greqia. Më pati thënë se i duheshin të hollat për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme ekonomike për mua dhe veten. Më pas heshta për tre orë. U zumë sërish dhe më pas, mora një bidon me benzin, e spërkata dhe ndeza çakmakun," mësohet të ketë thënë Janaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat