Digjet benzi në aksin Korçë-Pogradec, Policia tregon çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Digjet benzi në aksin Korçë-Pogradec, Policia tregon çfarë ka ndodhur

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një makinë tip Benz që drejtohej nga një qytetar nga Tirana ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e sotme në aksin Korcë-Pogradec.

Bëhet fjalë për mjetin në pronësi të shtetasit me inicialet R.O., banues në Tiranë. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat