Mbetjet në Fier, Subashi jep informacion: S’i kemi çuar në landfill sepse s’ka rrugë!

Shqipëria

Mbetjet në Fier, Subashi jep informacion: S’i kemi çuar në landfill sepse s’ka rrugë!

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 00:32
Armando Subashi

Kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi është shprehur se deri në 30 gusht do të stabilizohet situata e djegies së mbetjeve.

Përpara mediave, Subashi tha se plehrat nuk janë dërguar në landfill, pasi ende nuk është rehabilituar rruga që çon mbetjet atje. Ai shtoi se uji i zjarrfikësve nuk është zgjidhje pasi e rindez zjarrin, ndërsa opsioni i vetëm që kanë në dorë është mbulimi me dhe.

“Është një ngjarje e rëndë, e shikoni vetë, e konsiderueshme! Situata u mor në kontroll, nesër situata do të merret plotësisht në kontroll maksimumi pasnesër vatrat e zjarrit do jenë të gjitha në kontroll të plotë. Nëse punohet apo jo, ju e shikoni vetë. Jemi duke punuar non-stop me mjetet e bashkisë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është mbyllja me dhera. Sjellja e zjarrfikësve nuk jep zgjidhje. Uji e rindez më shpejt, e vetmja zgjidhje është mbylimi me dhe.

Nuk mund të themi me siguri nëse është ndezur nga ndonjë dorë, apo mori flakë vetë. Maksimumi nesër deri pasnesër ne do marrim në dorë situatën. Le të themi që deri në 30 gusht do kemi stabilizuar gjithçka dhe do t’i japim fund kësaj situate. Do të mbyllim këtë problem të vjetër të mbetjeve të Fierit,”- tha Subashi ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat