Gushti i hapur për vaksinim masiv për qytetarët +18 vjeç, Manastirliu: 'Studentët të vaksinohen para shkollës'

Shqipëria

Gushti i hapur për vaksinim masiv për qytetarët +18 vjeç, Manastirliu: 'Studentët të vaksinohen para shkollës'

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

“Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi Manastirliu

Ministrja Manastirliu i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

“Eshtë e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinuar të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, tha Manastirliu.

Referuar rasteve të pavaksinuar të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv, Ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje edhe të moshuarve mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi janë kategori shumë e rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat