Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Shqipëria

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar Veriun dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale  duke u lunatuar nga  19°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët ne territorin e Kosovës, situatë kjo e cila mbetet gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Vetëm zonat veriore dhe juglindore do kenë kalime vranësirash  gjatë pasdites.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin e MV gjatë paradites. Parashikohet që edhe pjesa e mbetur e ditës të VIJOJE në ndikimin e motit të kthjellët por të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat