Dalin dyshimet e rënda për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur

Shqipëria

Dalin dyshimet e rënda për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:43
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac të Kurbinit.

Një 13-vjeçar me inicialet R. K., është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë. Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat