Biznesi i minave me telekomandë, tri javë hetime për të arrestuar një person

Shqipëria

Biznesi i minave me telekomandë, tri javë hetime për të arrestuar një person

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:52
Ilustrim

Pas një hetimi tre javor është finalizuar operacioni i koduar “Miloti”, ku janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, një thikë dhe një sasi parash.

Ndërsa është vënë në pranga një person.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi 3-javor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit, në Fushë-Milot, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Miloti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit B. O. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat