13-vjeçari u vetëvra, arrestohet poseduesi i pushkës në Mat

Shqipëria

13-vjeçari u vetëvra, arrestohet poseduesi i pushkës në Mat

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:19
Ilustrim

Është arrestuar poseduesi i armës së zjarrit me të cilën tragjikisht u vetëvra një 13 –vjeçar ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në malin “Skëndërbeg” ku në afërsi të një stani aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç.

I arrestuari është P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin :
P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat