​Hapet i gjithë tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë

Shqipëria

​Hapet i gjithë tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:06
Foto

Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

“Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.

Afati i përfundimit të punimeve në rrugën Kardhiq-Delvinë është 7 gushti i vitit 2022, por loti i 7-të, Kardhiq-Delvinë do të jetë gati sezonin e ardhshëm turistik.

E gjithë vepra ka 8 lote nga të cilat lotet 1, 2 dhe 3 kanë përfunduar. Ky aks rrugor do t’i japë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat