Erion Veliaj nga Tokio: E rregulluam VKM-në për Teatrin

Shqipëria

Erion Veliaj nga Tokio: E rregulluam VKM-në për Teatrin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:26
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë, duke vazhduar me justifikimet e rradhës.

Veliaj deklaron se qeveria ka kaluar në pronësi të bashkisë që drejton vetëm trualli dhe jo ndërtesën , e cila sipas tij nuk ekziston më (pasi e prishi vetë në mënyrë antiligjore siç vendosi GJK) dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha. Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, deklaroi  Veliaj nga Tokio.

Kujtojmë se në dy vendime për Teatrin Kombëtarë, Gjykata Kusshtetuese shpalli si anti-kushtetues vendimin e më hershëm të qeverisë për t'ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetej përsëri qeverisë, por me një VKM të fundit Edi Rama ja ka rikthyer sërish Erion Veliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat