Kokaina në Durrës, dosja i kalon SPAK

Shqipëria

Kokaina në Durrës, dosja i kalon SPAK

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

GJKKO mbajti sot seancën për caktimin e masës ndaj të arrestuarit Bajron Gumeni, administratorin e kompanisë "Alba Exotic Fruit" si dhe në mungesë për Eduart Dautin, pronarin e kompanisë.

Burime bëjnë me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me transferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK.

Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.5 kilogramë kokainë në një kontejner të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit.

Droga është gjetur pasi janë kontrolluar 10 kontejnerë të kësaj kompanie, e cila importon banane nga Amerika Latine. Kontrolli që vijoi të enjten është vazhdim i operacionit të nisur më 13 korrik, kur po në konteinerin e kësaj kompanie u gjetën rreth 12 kg kokainë.

Dauti, është shpallur në kërkim nga Policia. Nga arratia ai ka akuzuar autoritetet portuale të Pireut dhe Durrësit për përfshirje në trafikun e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat