Plagosin më thikë 43-vjeçarin, shpallen në kërkim babai me dy djemtë

Shqipëria

Plagosin më thikë 43-vjeçarin, shpallen në kërkim babai me dy djemtë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar së bashku me dy djemtë janë shpallur në kërkim pas një konflikti të ccastit në fashtin Tetaj të Tropjës.

Sipas policisë shtetasit N. M., 45 vjeç,  Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç. në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosurme thikë  shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë.

Gjithashtu, mësohet se i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë

Tropojë

Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babi me dy djemtë si autorë të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;

M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.

Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.

Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat