Kamarieri në Himarë i bën “gjëmën” menaxherit të lokalit

Shqipëria

Kamarieri në Himarë i bën “gjëmën” menaxherit të lokalit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar që punonte si kamarier në Himarë është arrestuar nga policia, pasi dy ditë më parë i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit ku punonte.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 19-vjeçari B. S.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat