Qeveria i jep lejen e shfrytëzimit të "detit" në Dhërmi biznesmenit Ilir Trebicka

Shqipëria

Qeveria i jep lejen e shfrytëzimit të "detit" në Dhërmi biznesmenit Ilir Trebicka

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Për 30 vitet e ardhshme, me vendim të Këshillit të Ministrave bregdeti i Dhërmiut do të ketë një pronar. Leja ndërtimore e firmosur nga Erion Braçe në mungesë të kryeministrit Rama i është dhënë  biznesmenit Ilir Trebicka në funksion të projektit “Hotel Chaonians DeLuxe”.

Në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe leja e shfrytëzimit për 30 vite të një pjese të bregdetit të Dërmiut në Himarë. 

Qeveria në mbledhjen e së premtes i ka dhënë biznesmenit Ilir Trebicka lejen e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Hotel Chaonians DeLuxe”, Dhërmi, Himarë.

Ky kompleks me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike, përfitoi 5 muaj më parë statusin e “Investimit Strategjik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat