Rama: Do ta mbajmë me këmbëngulje zotimin për riatdhesimin

Shqipëria

Rama: Do ta mbajmë me këmbëngulje zotimin për riatdhesimin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:59
Edi Rama

Në Shqipëri arrin një kontigjent tjetër të riatdhesuarish që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të refugjatëve të luftës, “Al Howl” në Sirinë veriore, në kufi me Irakun.

Riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave, nga kampi i luftës "Al Howl”në Siri, është operacioni i tretë që ndërmarrin autoritetet e Shqipërisë.

Të riatdhesuarit doli t'i priste sot (01.08) në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza” të Tiranës vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama tha se operacioni për nxjerrjen e tyre nga kampi "Al Howl” ishte "i ndërlikuar, me shumë vështirësi dhe rreziqe për jetën.”

Rama: Do ta mbajmë me këmbëngulje zotimin për riatdhesimin

Në kampin "Al Hawl” ndodhen ende te ngujuar një numër ende i paditur grash dhe fëmijësh, prandaj sipas Ramës ky operacion nuk do të jetë i fundit.

Image
Gra dhe fëmijë në kampin Al Howl në pritje të riatdhesimit

Drejtori i Departamentit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, tha në një deklaratë për mediat, se numri i saktë i grave dhe fëmijëve në kampin ”Al Howl” nuk dihet pasi ata u fshihen strukturave.

"Një pjesë e burrave dhe djemve që iu bashkuan Shtetit Islamik dhe grupeve ekstremiste islamike janë larguar dhe fshehur në terren, një pjesë tjetër kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Janë rreth 30 vetë të tjerë, por pjesa më e madhe u fshihen punonjësve që bashkëpunojnë për riatdhesimin e tyre” tha Nano.

Të dhënat e sakta mungojnë

Sipas shifrave zyrtare në kampin "Al Howl” numri i refugjatëve të zhvendosur nga vende të ndryshme ka arritur në rreth 60 mijë vetë, mes tyre gra dhe fëmijë nga familjet e "luftëtarëve të huaj” që u kapën gjatë luftimeve në Siri dhe Irak dhe u sollën në këtë kamp, që administrohet dhe është nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane, (SDF), të mbështetura nga SHBA.

Image
Kampi Al Howl

Fëmijët e "luftëtarëve të huaj” të vrarë në luftime, të sjellë në kampin ”Al Howl” janë viktimat e pafajshme të burrave dhe të grave nga Shqipëria apo vende të tjera që u rekrutuan dhe u përfshinë në luftën për të ngritur ISIS.

Sipas shifrave zyrtare Shtetit Islamik (IS) iu bashkuan në periudhën 2012-2014 si "luftëtarë të huaj” 114 vetë nga Shqipëria iu bashkuan. Prej tyre rreth 40 janë kthyer, 20 janë vrarë dhe për pjesën tjetër nuk ka të dhëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat