5 fëmijë të bllokuar në Siri, 82-vjeçari jeton me shpresë

Shqipëria

5 fëmijë të bllokuar në Siri, 82-vjeçari jeton me shpresë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:41
Dylber Shuli

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë.

Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët.

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat