Gjenerali libanez rrëfen detaje të operacionit në Siri: Ja si u futën oficerët e mi në mes të rrezikut!

Shqipëria

Gjenerali libanez rrëfen detaje të operacionit në Siri: Ja si u futën oficerët e mi në mes të rrezikut!

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:51
Edi Rama dhe Gjeneralai libanez Abaz

Nga Bejruti, para nisjes së 19 shqiptarëve për në atdhe, Gjeneralai libanez Abaz, ka hënë detaje nga operacioni i shpëtimit, të cilin ai e vlerëson të vështirë.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.”, tha gjenerali.

Gjenerali Abaz, thotë se vendi i tij Libani, është krenar për ndihmën që jep për shpëtimin e njerëzve. “Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot”, pohoi ai.

Në kampin “Al Hawl” ka ende shqiptarë dhe operacionet për shpëtimin e tyre do vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat