I dënuar në Itali për drogë/ Ky është 52-vjeçari që u kap sot nga policia

Shqipëria

I dënuar në Itali për drogë/ Ky është 52-vjeçari që u kap sot nga policia

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Në prangat e policisë këtë të diel përfundoi edhe një 52-vjeçar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Albert Seseri, që ndryshe njihet edhe si Bert Seseri, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Torino me 10 vjet e 4 muaj burgim.

Nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin e mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat