​Aksident në Fier, 6 të lënduar

Shqipëria

​Aksident në Fier, 6 të lënduar

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim.

Policia shqiptare ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar dhe një “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi V. H., 61-vjeç.

Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë.

Të cilët janë transferuar në spitalin e Fierit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat