COVID-19, Balla apel qytetarëve

Shqipëria

COVID-19, Balla apel qytetarëve

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:40
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuar që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti-COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se vijon pa ndërprerje vaksinimi i hapur +18 vjeç nga veriu në jug, ndërsa thekson se duke u vaksinuar mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?VAKSINOHUNI ?

Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug.

?? Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

#VaksinimiShpëtonJetë

#VaksinohuSot

#ShqipëriaBuzëqesh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat