Nisi muaji i vaksinimit të hapur +18 vjeç/ Shumë janë asimptomatikë me Covid-19, përbëjnë rrezik

Shqipëria

Nisi muaji i vaksinimit të hapur +18 vjeç/ Shumë janë asimptomatikë me Covid-19, përbëjnë rrezik

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:57
Foto

Duke nisur nga kjo e dielë dhe deri në fund të muajit gusht çdo person që është mbi 18-vjeç mund të vaksinohet në qendrën e tij shëndetësore ose në qendrën më të afërt thjesht duke paraqitur kartën e identitetit.

Frika e përhapjes me shpejtësi të mutacionit Delta ka alarmuar përveçse vendeve të tjera në Europë edhe Shqipërinë.

Ndaj autoritetet shëndetësore janë duke bërë thirrje për të rritur numrin e të vaksinuarëve në mënyrë që të ketë imunitet në popullatë. Nga 400 raste që janë aktualisht me Covid-19, pjesa më e madhe janë infektuar me mutacionin Delta.

Por, ekspertë të institutit të Shëndetit Publik thonë se ka shumë persona që janë asimptomatikë dhe ata përbëjnë rrezik të shtuar në përhapjen e virusit.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej afro 1 milionë 200 mijë vaksinime, por vetëm 699 mije persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës, pjesa tjetër ka marrë vetëm një dozë.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e qytetarëve tanë e ka kaluar Covid-19 dhe kemi nivele të lartë edhe të imunitetit natyral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat