Gushti nis me mot përvëlues, sa do të vazhdojë i nxehti afrikan

Shqipëria

Gushti nis me mot përvëlues, sa do të vazhdojë i nxehti afrikan

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:00
Ilustrim

Gushti ka nisur me mot përvëlues në të gjithë vendin dhe pritet që edhe gjatë javës së parë të muajit të jetë nën ndikimin e masave të nxehta nga veriu i Afrikës. Edhe pse fundjava solli një rënie të lehtë të vlerave termike, temperaturat e larta kanë mbërthyer të gjithë vendin.

Edhe këtë të diel temperaturat më të larta u shënuan në qarkut e Beratit dhe të Elbasanit, ku termometri regjistroi deri në 41 gradë Celsius. Ndërsa në kryeqytet i nxehti përvëlues mbetet edhe me vlera që arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Në veri të vendit temperaturat shënuan 39 gradë në Lezhë, ndërsa në Shkodër deri në 38 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Alarmi i kuq mbetet i ndezur edhe nga Instituti i Gjeoshkencave sa u përket vatrave të zjarrit. IGJEUM paralajmëron një rrezik të lartë pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Flakët rrezikojnë të përhapen shpejt dhe për shkak të erës e temperaturave të larta, kontrolli i tyre bëhet më i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat