E rëndë në Pogradec/ Gjendet e varur në banesë 24-vjeçarja, policia jep detajet

Shqipëria

E rëndë në Pogradec/ Gjendet e varur në banesë 24-vjeçarja, policia jep detajet

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Losnik të Pogradecit.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia mësohet se një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Mësohet se shtetasja me inicialet R.D., është vetvarur, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë vërejtur shenja dhune.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po zbardh rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat