Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Gjirokastër, digjen kullotat në zonë

Shqipëria

Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Gjirokastër, digjen kullotat në zonë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Bashkinë e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po përhapet me shpejtësi në drejtimin verior.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të PMNZSH Gjirokastër.

Situata vlerësohet tejet kritike pasi flakët favorizohen nga temperaturat e larta që shënojnë 42 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat