Shehu: I bëj thirrje drejtorit të emergjencave civile të kthehet në detyrë

Shqipëria

Shehu: I bëj thirrje drejtorit të emergjencave civile të kthehet në detyrë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë emergjencave civile është bllokuar.

Burime për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se grupi i auditit pasi ka mbërritur për të kryer kontrollet pranë emergjencave, specialistët i kanë pohuar grupit të kontrollit se drejtori i emergjencave është me pushime dhe nuk mund të lejojnë askënd për të kontrolluar se përse emergjencat nuk po funksionojnë në këtë situatë zjarresh.

Anila Hoxha komunikoi me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehun, i cili e konfirmoi situatën e pazakontë. Për Top Channel, Shehu tha: “I bëj thirrje publikisht drejtorit të emergjencave civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet drejtori i emergjencave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat