“Oficerët e policisë nuk mund t’i fitojnë më gradat në rrugë gjyqësore”

Shqipëria

“Oficerët e policisë nuk mund t’i fitojnë më gradat në rrugë gjyqësore”

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Gjykatat nuk do të shqyrtojnë më asnjë padi të bërë nga efektivët për refuzim të gradave policore.

Në një vendim unifikues të dhënë nga Gjykata e Lartë, thuhet se për të marrë gradën nga nënkomisar deri në nivelin “Drejtues i Parë”, punonjësit e policisë do t’i nënshtrohen konkurimit.

“Plotësimi i kritereve formale për fitimin e gradës, si vjetërsia në gradën pararendëse dhe/ose ushtrimi efektiv i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin gjyqësisht të gradës policore, pa iu nënshtruar më parë punonjësit e Policisë së Shtetit një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit.”

Ky vendim vjen pas një kërkese që oficeri Leonard Ndreka ka bërë në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës për të marrë gradën “Kryekomisar”.

Ky institucion detyroi me vendimin e saj Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që t’i jepte Ndrekës gradën e kërkuar.

Por vendimi u ankimua ne Gjykatën e Lartë nga policia. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë argumentonte në kërkesën e saj se vendimi i Administratives së Gjirokastrës nuk ka qenë në përputhje me ligjin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat