Ngjarje tragjike/ Burri humb jetën pas kontaktit me korrentin

Shqipëria

Ngjarje tragjike/ Burri humb jetën pas kontaktit me korrentin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:23
Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në Bulqizë ku një 62-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.

Me anë të burimeve pranë spitalit, mësohet se 62-vjeçari kishte pësuar infarkt.

Ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se ai kishte shkuar për të kapur peshk me gjenerator në vendin e quajtur “Tre Çesmat” dhe ka rënë në kontakt me korrentin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat