Deputeti nxjerr prapaskenat: Nëse SPAK-u i heton këta politikanë, do të përfundojnë në burg të Reçit!

Shqipëria

Deputeti nxjerr prapaskenat: Nëse SPAK-u i heton këta politikanë, do të përfundojnë në burg të Reçit!

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Deputeti Myslim Murriz u shpreh se të gjithë ata që janë mashtruar në 25 prill të ngrihen të protestojnë sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

Sipas tij, nëse SPAK-u heton nga këta që shihni si figura publike, ministra dhe kryetarë bashkie, do t'i kenë në burg të Reçit. 

“Në Baldushk ka fituar PS sepse para zgjedhjeve u joshën banorët duke u ndërtuar disa shtëpi. Arroganca e pushtetit, pasi t'i merr votat duke ua blerë. Të gjithë këta që janë mashtruar në 25 prill të ngrihen të protestojnë sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Në këto 30 vite të gjithë ata që kanë kapur për fyti ekonominë e këtij vendi, me të gjitha qeveritë që kanë marrë mbi 25 miliardë euro tendera. Aty ka një vendim gjykate do të ketë një frenim të shpejtë çdo lloj kapje nga biznesi apo të arrogancës së policisë. Këtu kanë protestuar menjëherë pas zgjedhjeve. Protesta ama është pas pilafit se në dorë njerëzit kanë votën çdo 2 ose 4 vite.  

Janë 13 biznesmenë që hanë në çdo qeveri. Këta si klasë politike janë bashkë në këto 30 vite. Tallen me shqiptarët sikur zihen ditën dhe natën ndajnë bashkë para publike në 20-30 duar. Janë rreth 40 miliardë euro që kanë shkuar në duart e këtyre biznesmenëve në gjithë këto vite. Këta biznesmenë kanë marrë të gjithë para në kohën e Nanos, Berishës dhe tani me Ramën. P.sh në Tiranë kanë marrë në këto 10 vite të njëjtat duar. Tenderat janë bërë më keq se sa skemat piramidale në vitin 1997. Këtu SPAK-u merret me njerëz të vdekur, për t'iu shmangur çështjeve me rëndësi. Nëse SPAK-u heton nga këta që shihni si figura publike, ministra dhe kryetarë bashkie, do t'i kenë në burg të Reçit. Kjo duhet të jetë fokusi kryesor i punës së SPAK-ut. Këtu tenderat jepen me vlerë të prokuruar në kokë”, tha Murrizi për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat