Zjarr në Kalanë e Beratit

Shqipëria

Zjarr në Kalanë e Beratit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:24
Foto

Një zjarr është shfaqur pak minuta në parë në kurorën me pisha, disa metra poshtë tabes së Kalasë të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të repartit zjarrfikës të qytetit, që në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontroll flakët dhe të neutralizojnë zjarrin,duke mos lejuar përhapjen e tij.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme për shkak të kapjes në kohë dhe neutralizimit të tij të shpejtë.

Burimet nga zjarrfikësit në vendngjarje kanë hedhur dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat