"Stambolli digjet dhe zuska krihet" Vasili: Shqipëria në flakë drejtori i Emergjencave Civile në plazh

Shqipëria

"Stambolli digjet dhe zuska krihet" Vasili: Shqipëria në flakë drejtori i Emergjencave Civile në plazh

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 00:01
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me refuzimin e Emergjencave Civile kundrejt auditit të KLSH-së.

Vasili shkruan se Shqipëria është në flakë, ndërsa drejtori i Emergjencave Civile është në plazh.

Ai shton se rilindasit nuk kanë kohë për pushim, ku në plazh është kryeministri, në plazh drejtori në vakancë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Vasili: Stambolli digjet dhe zuska krihet! Shqipëria ne flake Drejtori i Emergjencave Civile ne plazh! Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Shehu tha se: “I bëj thirrje publikisht Drejtorit të Emergjencave Civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret.  E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet Drejtori i Emergjencave Civile”.

Kane te drejte këta rilindasit, qe thonë s'ka kohe për pushim se këta kane kohe për plazh! Ne plazh Kryeministri, ne plazh Drejtori ne vakancë Kryetari i Bashkisë se Tiranes, te gjithë këta batakçinj nuk kane kohe për pushim. Shqipëria e shkrete ne dore te delenxhinjve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat