Shuhen zjarret në Gjirokastër, flakët lënë pas 45 ha tokë të djegur, pemë frutore dhe vreshta

Shqipëria

Shuhen zjarret në Gjirokastër, flakët lënë pas 45 ha tokë të djegur, pemë frutore dhe vreshta

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Janë neutralizuar vatrat e zjarrit në fshatin Palokastër të Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit në kodrinat e fshatit.

Si pasojë 5 ha kullotë është djegur. Në Lunxheri para pak orësh, janë shuar dhe vatrat e zjarrit që ishin atje. Përgjatë 14 orëve është shkaktuar një bilanc i rënduar i djegieve të kullotave dhe drurëve frutore sidomos në fshatrat, Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Në aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, janë aktivizuar 30 forca zjarrfikëse, nga repartet e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës me pesë mjete zjarrfikëse.

Njëkohësisht në këtë aksion janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe 20 punonjës bashkie. Në bazë të përllogaritjeve, ende jo të publikuara zyrtarisht, rezulton se në Lunxheri, janë djegur 40 ha kullote dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari.

Policia e Gjirokastrës në bazë të informacioneve të siguruara në terren, ka rënë në gjrmët e tre piromanëve ku 2 prej tyre, janë identifikuar dhe priten të arrestohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat